Muaji qershor pritet të nisë me temperatura të larta dhe mot tipik veror në të gjithë vendin.
Sinoptikania Lajda Porja, paralajmëroi se masat ajrore të nxehta me origjinë afrikane do të ndikojnë fuqishëm në territorin shqiptar, duke sjellë temperatura që në javën e parë do të arrijnë deri në 34 gradë Celsius.
Sipas saj, pas datës 5 qershor pritet një tjetër rritje graduale e temperaturave, ku termometri mund të shënojë deri në 35–36°C, kryesisht në zonat e ulëta dhe qytetet e brendshme të vendit.
“Javën e parë të qershorit temperaturat do të jenë rreth 33–34 gradë. Pas datës 5 pritet një rritje graduale deri në 35–36 gradë celsius nën hije. Këto masa të nxehta afrikane do të jenë të pranishme gjatë gjithë verës, me ndërprerje të shkurtra”, u shpreh sinoptikania.







