Një aksident me pasojë vdekjen e një 62-vjeçari është regjistruar mesditën e së dielës në aksin rrugor Korçë–Bilisht.
Një automjet ka përplasur një këmbësor në fshatin Tren, në Bashkinë e Devollit.
I dëmtuari është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.







