Ballina Bota Shpërthim i fuqishëm në veri të Mianmarit, humbin jetën mbi 46 persona,...

Shpërthim i fuqishëm në veri të Mianmarit, humbin jetën mbi 46 persona, plagosen 70 të tjerë

58
0

Dhjetëra persona humbën jetën sot pas një shpërthimi të madh në veri të Myanmarit, në një zonë të kontrolluar nga grupe rebelësh, të cilët thanë se bëhej fjalë për një aksident të shkaktuar nga shpërthimi i paqëllimshëm i pajisjeve eksplozive.

Pamje që po qarkullojnë në internet tregojnë momentin e shpërthimit, ku një re e madhe tymi dhe flakësh ngrihet në qiell, ndërsa dëgjohet edhe zhurma e xhamave që thyhen nga forca e goditjes.

Sipas një anëtari të shërbimeve të emergjencës në distriktin Namhka, në shtetin Shan, 46 persona, mes tyre edhe fëmijë, kanë humbur jetën dhe rreth 70 të tjerë janë plagosur.

Një punonjës tjetër i shpëtimit raportoi se numri i viktimave ka arritur në 59. Të dy burimet folën në kushte anonimiteti për arsye sigurie.

Autoritetet lokale dhe ekipet e emergjencës po vijojnë operacionet në zonë, ndërsa rrethanat e sakta të shpërthimit mbeten ende nën hetim.