Kryetari i PD, Sali Berisha në respektim të masës ‘detyrim për t’u paraqitur’ ka dhënë deklaratën e tij pas daljes nga SPAK.
Në deklaratën për gazetarët, Berisha nuk ngurroi të lexonte mesazhin e lënë për prokurorin e SPAK, Altin Dumani, duke i kujtuar këtij të fundit se drejtësia mund të vonojë por kurrë nuk harron.
‘Armikut primitiv të pluralizmit politik dhe votës së lirë të shqiptarëve, mashtruesit të lindur, drejtësia vonon por nuk harron. Sivëllait siamez të Irena Gjokës, drejtësia vonon, por nuk harron’, u shpreh Berisha.







