Ballina Aktualitet Tjetërsimi i pronave në Zvërnec, SPAK urdhëron disa urdhër kontrolle

Tjetërsimi i pronave në Zvërnec, SPAK urdhëron disa urdhër kontrolle

58
0

Prokuroria e Posaccme ka urdhëruar disa kontrolle në kuadër të hetimeve për tjetërsimin e pronave në Zvërnec. Burime pranë SPAK bëjnë me dije se kontrollet po kryhen në Tiranë dhe në Vlorë. Një prej personave është Pëllumb Petriti ish-avokati që falsifikoi pronat për llogari të Artur Shehut. SPAK po heton një skemë masive pronash në Zvërnec aty ky është dhënë lejë për t’u ndërtuar një kompleks lulsoz i Jared Kushner dhëndri i Presidentit të SHBA, Donald Trump.

Redi Struga është inxhinier dhe administrator i kompanisë projektuese “InfraKonsult” sh.p.k. Kompania e Strugës i ka blerë pronat nga zotërues të tjerë, përfshirë kompaninë “SERE” të grupit Balfin. Struga shërben përmes kompanisë “Albanian Land Development” si ura lidhëse me vëllezërit miliarderë Ramez dhe Mohamad Al-Khayyat nga Katari, të cilët investojnë krah Kushnerit.