Ballina Kronika Aksident fatal në orët e para të mëngjesit në Lushnjë/ Humb drejtimin...

Aksident fatal në orët e para të mëngjesit në Lushnjë/ Humb drejtimin e mjetit, humb jetën 43-vjeçari

48
0

Një aksident në orët e para të mëngjesit ka rezultuar fatal për një shtetas në Lushnje. 43 vjeçari Ernis Xhumari ka humbur jetën pas përplasjes në rrethrrotullimin e plasmasit.

Mjeti tip Benz ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi të lartë dhe ka goditur bordurën e rrethrrotullimit më pas është përplasur me shtyllën e ndriçimit dhe ka përfunduar dhjetëra metra larg. Fatkeqësisht 43 vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Policia e qarkullimit rrugor ka kryer procedurat për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik. Zjarrfikësit kanë shkuar ne vend dhe kanë pastruar rrugën nga mbetjet e makinës.