Ballina Kronika Ish-bashkëshortja e Jetmir Pepës paraqitet në SPAK/ Zbardhet arsyeja

Ish-bashkëshortja e Jetmir Pepës paraqitet në SPAK/ Zbardhet arsyeja

69
0

Mariela Berisha është paraqitur këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në kuadër të procedimit penal që po zhvillohet ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa.

Sipas burimeve, Berisha është në listën e personave të thirrur për t’u marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm lidhur me hetimet ndaj këtij grupi, i cili dyshohet nga SPAK për trafikimin e rreth 7.5 tonëve kokainë brenda një periudhe njëvjeçare.

Mariela Berisha është ish-bashkëshortja e Jetmir Pepës, i konsideruar nga hetuesit si drejtues i grupit kriminal nën hetim.

Sipas informacioneve paraprake, ajo është thirrur për të dhënë sqarime në lidhje me pasuritë që janë vendosur nën sekuestro në kuadër të këtij procedimi penal.