Ballina Aktualitet Kreu i SPAK, Braho: Lufta ndaj krimit e korrupsionit s’mund të bëhet...

Kreu i SPAK, Braho: Lufta ndaj krimit e korrupsionit s’mund të bëhet vetëm nga një institucion

189
0

Kreu i SPAK Klodian Braho gjatë njohjes me rekomandimet e qeverisë për vitin 2026, të prezantuara nga ministri i Drejtësisë Toni Gogu, foli për nevojën e një angazhimi më të gjerë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Braho vlerësoi me rëndësi bashkëpunimin me institucionet për një rezultat më të mirë duke përmendur nevojën për rol më përkrahës nga Policia e Shtetit.

“Lufta ndaj krimit e korrupsionit nuk mund të bëhet vetëm nga një institucion i vetëm. Duhet një bashkëpunim gjithnjë e më i madh me Policinë e Shtetit dhe të gjitha institucionet e tjera, që të kemi rezultate më të mira”, u shpreh Braho.

Gjithashtu, kreu i SPAK tha se sfidat e reja në luftën ndaj krimit kërkojnë teknologji të re dhe buxhet të shtuar.

“Hetimet ndaj grupeve kriminale dhe krimit në tërësi kërkojnë më shumë teknologji. Sfidat e reja dujhet që të shoqërohen dhe me mbështetje buxhetore, që të luftohet pastrimi i parave. Analiza e rekomandimeve do të shërbejë se cilat masa mund të merren mënjeherë dhe cilat kërkojnë mbështetje financiare. SPAK synon që të jetë institucion i pavarur, i hapur për bashkëpunim, por edhe me integritet në hetimet e tij”, tha Braho.