Ballina Politika Rama i etiketoi protestuesit si “Çeta si të Gjermanisë naziste, çakej të...

Rama i etiketoi protestuesit si “Çeta si të Gjermanisë naziste, çakej të Agimit të Artë”, analisti i kthehet ashpër: Ofendim skandaloz që të hap barkun!

44
0

Pas reagimit të ashpër të kryeministrit Edi Rama për protestuesit, që i cilësonte si gjermanët e kohës së nazizmit apo dhe me përfaqësues të Agimit të Artë, vjen një kundërpërgjigje nga analisti Genc Burimi.

Ky i fundit e cilëson një ofendim skandaloz epitetet e përdorura nga Rama, që ia adreson protestuesve shqiptarë që prej 3 ditësh kanë mbajtur protestë paqësore në Tiranë kundër ndërtimeve në Zvërnec.

“Është ofendimi me skandaloz, qe të hap barkun dhe të nxjerr zorrët nga pështirësia, ky krahasim që Rama i bën protestuesve paqësorë shqiptarë me nazistët e natës së kristaltë të nëntorit 38 kur ndodhi programi masiv anti hebrenj në gjithë Gjermaninë. Si mund të shkojë kaq larg ky Kryeministër në imagjinatën e horrorit që vetëm një urrejtje ndaj të tijve, ndaj shqiptarëve mund ta shpjegojë?!”, shkruan Burimi.