Ballina Aktualitet E pazakontë/ Rrufeja bën gjëmën, ‘shfaros’ kopenë me 150 bagëti

E pazakontë/ Rrufeja bën gjëmën, ‘shfaros’ kopenë me 150 bagëti

70
0

Rrufeja ka bërë gjëmën në një tufë bagëtish sot në një mal në Kopaçez në Delvinë.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të enjteje ku rrufeja ka shfarosur tërësisht kopenë e Arjanit dhe Klement Xhelili, vëllezër.

Nga rrufeja kanë ngelur të vrara rreth 150 kokë bagëti. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Jomina në fshatin Kopaçez, bashkia Delvinë. Menjëherë ka shkuar në vend veterineri dhe grupi i punës i ngritur nga bashkia Delvinë.