Ballina Europë Papa Leo XIV mbërrin në Madrid/ Vizitë 6-ditore në Spanjë, takim me...

Papa Leo XIV mbërrin në Madrid/ Vizitë 6-ditore në Spanjë, takim me familjen mbretërore

66
0

Papa Leo XIV mbërriti këtë të shtunë në Madrid, ku nisi pjesën e parë të vizitës së tij 6-ditore papnore në Spanjë.

“Sot, tundimi për të fituar popullaritet duke i dhënë flakë polarizimit duket se është rritur në vend që të zvogëlohet, dhe dinjiteti njerëzor vazhdon të shkelet. I ftoj të gjithë të lënë mënjanë narrativat përçarëse dhe polarizuese të realitetit dhe historisë suaj shoqërore, në mënyrë që të kapërcehen thjeshtëzimet sterile përmes vlerësimit të frytshëm të kompleksitetit”,-tha Papa.

Papa zgjodhi t’i përcjellë mesazhin e tij të unitetit dhe dialogut Spanjës, një vend që është shënuar së fundmi nga polarizimi politik dhe shoqëror mbi çështje që variojnë nga migrimi tek aborti.

Ndalesa e parë e Papës në kryeqytetin e vendit ishte pallati mbretëror, ku u prit nga Mbreti i Spanjës Felipe VI dhe Mbretëresha Letizia. Monarkët katolikë patën një takim privat me Papën, përpara se ai të mbante fjalimin e tij para autoriteteve politike dhe diplomatike.