Aktori i njohur Brad Pitt dhe e dashura e tij, Ines de Ramon, kanë marrë vëmendjen e mediave gjatë paraqitjes së tyre në finalen e femrave në turneun French Open në Paris.
Brad Pitt, 62 vjeç, dhe Ines de Ramon, 33 vjeçe, u panë shumë të afërt dhe të buzëqeshur teksa ndiqnin ndeshjen nga tribunat VIP, duke mos i fshehur momentet romantike para kamerave.
Çifti u shfaq elegant dhe në humor të mirë, ndërsa fotografitë e tyre po qarkullojnë me shpejtësi në rrjetet sociale dhe mediat rozë ndërkombëtare.
Kjo paraqitje vjen në një periudhë kur marrëdhënia e tyre po komentohet gjithnjë e më shumë nga publiku dhe fansat e aktorit hollivudian.







