Ballina Kronika Shijak/ Plagoset me armë zjarri në këmbë pronari i një lokali, policia...

Shijak/ Plagoset me armë zjarri në këmbë pronari i një lokali, policia në kërkim të autorit

146
0

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Shijak, pas një konflikti për motive të dobëta.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 17:30, në lagjen Lugina, gjatë një konflikti mes shtetasve Bjondi Guri dhe Elton Beqiri, është plagosur në këmbë shtetasi Bjondi Guri, i cili mësohet se është pronar i një lokali në zonë.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Elton Beqiri, i dyshuar si autor i plagosjes.

I plagosuri është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Shijak/Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në lagjen Lugina, Shijak, dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta ndërmjet shtetasve B. G. dhe E. B., ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi B. G.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit E. B., autorit të dyshuar të plagosjes.

Shtetasi B. G. është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.