Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së zhvilluar kundër projektit në Zvërnec, duke komentuar pankartat dhe memet e përdorura nga protestuesit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama publikoi disa nga pankartat e shfaqura gjatë protestës, teksa u shpreh se i vlerëson autorët për kreativitetin e tyre.
“RROFTË MEMEMANIA”, shkruan kreu i qeverisë, duke shtuar se ndonëse fjalimet e protestuesve i konsideron pjesë të një “revolucioni imagjinar të flamingove”, memet e përdorura gjatë tubimit i duken argëtuese.
RROFTË MEMEMANIA?
Që të merremi vesh se mos krijohet bindja e gabuar që mua s’më pëlqen asgjë nga ky revolucioni imagjinar i flamingove?
Aq sa më ngjallin keqardhje me përzierje rropullish fjalimet krra-krra-krra, aq më argëton kreativiteti i memeve, për të cilat sinqerisht u përcjell përgëzime e falenderime autorëve, ndërkohë që më vjen keq vërtetë, që disa të preferuara të tjera nuk i postoj këtu dot se janë shumë të nxehta dhe kot melazëm na krijohen keqkuptime të reja, a thua s’na mjaftojnë këto që kemi për rreziqet imagjinare nga një projekt që do transformojë më tej Shqipërinë??❤️







