Ballina Politika Berisha: Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta...

Berisha: Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje

63
0

Lideri i opozitës Sali Berisha deklaroi në një konferencë për shtyp se do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por vizitën do ta koordinojë me miqtë e tij atje.

Ai tha se udhëtimi nuk është ende i planifikuar për shkak të periudhës së pushimeve, por do të realizohet sapo të krijohen kushtet e duhura.

Zoti Berisha, i pyetur meqenëse ky sanksionim tashmë ra, a do të planifikojë një udhëtim drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kreu i PD i është përgjigjur prerë: Natyrisht, pa diskutim që unë do shkoj në SHBA.

Natyrisht, pa diskutim që unë do shkoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por do ta koordinoj me miqtë e mi udhëtimin.  Tani për tani fillon një periudhë pushimesh kudo. Përveçse unë s’kam ndërmend të bëj pushime, po sapo mjedisi mos jetë kaq festiv me pushime, unë do shkoj.-ka thënë Sali Berisha!