Ballina Aktualitet Kush është influencuesja që po fton qytetarët të përzgjedhin folësit e protestës?

Kush është influencuesja që po fton qytetarët të përzgjedhin folësit e protestës?

60
0

Aktorja Fjoralba Ponari duket se është angazhuar për gjetjen e emrave të personazheve që flasin në protestë. Në një njoftim të publikuar në Instagram, influencerja ka bërë thirrje që të gjithë ata që duan të flasin të kontaktojnë me të, me qëllim përzgjedhjen e personave që do të japin mesazhin e tyre në protestë.

Nuk është e qartë nëse ky rol i marrë përsipër nga Ponari është pjesë e një strukture organizative më të gjerë apo një angazhim individual për të ndihmuar në koordinimin e folësve, por nisma e saj ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale.

Ndërkohë, protesta hyn sot në ditën e saj të 13-të, duke vijuar mobilizimin e qytetarëve në atë që është kthyer në një nga lëvizjet më të diskutuara të javëve të fundit.