Ballina Aktualitet Një grup motoristësh italianë “Free Chapter”, i bashkohen tubimit kundër Ramës/ Duartrokiten...

Një grup motoristësh italianë “Free Chapter”, i bashkohen tubimit kundër Ramës/ Duartrokiten nga protestuesit

56
0

Në tubimin e 13-të në kryeqytet shqiptarët kërkojnë largimin e kryeministrit, ndërsa shprehen të vendosur se do të vazhdojnë deri në dorëheqjen e Ramës.

Kësaj proteste i janë bashkuar të gjithë, të rinj, fëmijë të moshuar. Gjithashtu një tjetër moment i veçantë i kësaj protestë, ishte një grup motoristësh, italianë “Free Chapter”, të cilat kaluan mes për mes tubimit, duke përshëndetur dhe mbështetur protestuesit.

“Nuk mund të dorëzohemi për ata familjarë që janë larguar jashtë. Për të gjitha ata që nuk e kanë marrë dot shërimit dhe ilaçet, ose kanë marrë borxh, ose kanë ndërruar jetë. Ne jemi rinia që do të sjellë ndryshimin”, është shprehur një prej studentëve .

“Mes nesh ka njerëz me bindje të ndryshme fetare. Edhe ne jemi këtu për të qëndruar në anën e drejtësisë. Feja jonë na mëson të mos heshtim përballë padrejtësisë. Është detyrim moral të mos rrimë mënjanë.

Protesta është një moment vërtetësie, një zgjim një shkundje… Detyra jonë nuk mbaron sot dhe as me fundit e protestës… Ne si myslimanë angazhohemi të jemi pjesë për rindërtimin e ri”, u shpreh një besimtar mysliman.

Një tjetër studentët ka bërë thirrje për largimin e kryeministrit Edi Rama,

Të gjithë flasin për investime strategjike. Por ku është investimi te rinia. O qeveri na dëgjo, në fillim ndërtohet njeriu pastaj godina… Është përsëritur historia… U ngritën studentët në ’91 por nuk i dëgjuat. Tani duhet të ndërtojmë shtetin dhe jo pushtetin. Hapini rrugën rinisë, tani është radha jonë”, u shpreh një tjetër protestues.