Ballina Aktualitet “Nuk i shpëton burgut, për krimet që ka bërë”/ Emigranti nga Athina...

“Nuk i shpëton burgut, për krimet që ka bërë”/ Emigranti nga Athina ironizon Ramën: Jam një nga agjentët

54
0

Një numër i lartë protestuesish janë bërë bashkë ditën e sotme në Sheshin “Skënderbej”, kundër kryeministrit Edi Rama.

Një shqiptar, emigrant në Athinë u shpreh se bashkë më disa të tjerë i janë bashkuar kësaj protestë dhe thekson se janë të zhgënjyer nga kjo qeveri.

“Unë jam një nga agjentët se mund të jenë disa të tjerë këtu. Jemi një grup që kemi ardhur nga Athina, për të shprehur dufin ndaj kësaj qeverie. Kujtojmë radhët në Kakavijë të emigrantëve që u rrëqethet lëkura të kthehen në Shqipëri…

Unë i them të japë dorëheqje sa më shpejt se mbase populli të ul disa nga vitet e burgut që të presin. Mos të aktrojë të çmendurit që të mos penalizohet për krimet që ka bërë…Ai ka filluar të bëjë të çmendurit që të dalë me kartelë. Por populli këto nuk i ka ha më. Ëndrra e viteve ’90 nuk u realizua dhe ajo më ka bërë që vij këtu. Jemi të zhgënjyer nga kjo politikë dhe këta i pret burgu…”, tha ai.