Ballina Aktualitet Operacioni i SPAK/ Masë sigurie për CEO-n e Daikin, Edmond Jaupaj, vëllai...

Operacioni i SPAK/ Masë sigurie për CEO-n e Daikin, Edmond Jaupaj, vëllai i ish-drejtoreshës te Tatimet, Elidiana Çelaj

64
0

Detaje të reja janë zbardhur nga megaoperacioni i SPAK-ut dhe Policisë së Shtetit kundër një grupi të dyshuar kriminal të përfshirë në trafik droge dhe pastrim parash.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se mes personave ndaj të cilëve është caktuar masë sigurie është edhe biznesmeni Edmond Jaupi, për të cilin është vendosur masa “arrest në shtëpi”.

Jaupi rezulton të jetë vëllai i Elidiana Çelajt, aktualisht drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve (AKUK). Më herët, Çelaj ka mbajtur detyrën e drejtoreshës së bizneseve VIP pranë Drejtorisë së Tatimeve.

Sipas të dhënave të siguruara, Edmond Jaupi ushtron aktivitet si CEO i kompanisë Daikin/ESC, e cila operon në fushën e sistemeve të kondicionimit.

Në kuadër të këtij operacioni, SPAK ka lëshuar gjithsej 20 masa sigurie, konkretisht 15 masa “arrest me burg” dhe 5 masa “arrest në shtëpi”, ndaj personave të dyshuar si pjesë e një rrjeti kriminal të përfshirë në trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim të produkteve të veprës penale.