Ballina Sport Messi, fenomen përtej futbollit: Mbi 3.5 miliardë njerëz e ndjekin çdo lëvizje...

Messi, fenomen përtej futbollit: Mbi 3.5 miliardë njerëz e ndjekin çdo lëvizje të tij

67
0

Ndikimi i Lionel Messit vazhdon ta thyejë çdo rekord, duke i kaluar kufijtë e futbollit. Sipas të dhënave të publikuara nga mediat spanjolle, ylli argjentinas gjeneron një interes global të jashtëzakonshëm, me mbi 3.5 miliardë persona që e ndjekin aktivitetin e tij në mënyra të ndryshme, qoftë përmes mediave, rrjeteve sociale apo transmetimeve sportive.

Në prag të Botërorit 2026, emri i Messit mbetet një nga më të përfolurit në planet, pavarësisht se ndodhet në fazën e fundit të karrierës së tij. Çdo paraqitje e kampionit të botës me Argjentinën vazhdon të tërheqë vëmendje të jashtëzakonshme dhe interes të madh komercial.

Ekspertët e marketingut sportiv e konsiderojnë tetë herë fituesin e Topit të Artë si një nga figurat më me ndikim në historinë e sportit, me një audiencë globale që shtrihet shumë përtej tifozëve tradicionalë të futbollit. Prania e tij në Botërorin 2026 pritet të jetë një nga atraksionet kryesore të turneut, ndërsa miliona tifozë shpresojnë ta shohin sërish në skenën më të madhe të futbollit botëror.

Vende me popullsi të madhe si India, Kina, Pakistani dhe Indonezia, që nuk janë pjesë e Botërorit, kanë shfaqur mbështetje të madhe për Argjentinën. Sipas raportit, numri i tifozëve që identifikohen me “Albiceleste”-n arrin shifra marramendëse, duke bërë që Argjentina të konsiderohet skuadra me mbështetjen më të madhe ndërkombëtare në këtë Botëror..