Ballina Dossier 7 Prilli 1939 si datë pushtimi: Si e vlerësonte Xhafer Deva humbjen...

7 Prilli 1939 si datë pushtimi: Si e vlerësonte Xhafer Deva humbjen e pavarësisë !

70
0
Nga Aleksandër Cangonja 
Ky dokument zyrtar të prillit 1944 zbulojnë se Xhafer Deva e vlerësonte datën 7 Prill 1939 si një tragjedi të rëndë kombëtare dhe si momentin e humbjes së pavarësisë së Shqipërisë. Në narrativën e tij, kjo datë trajtohet pa asnjë eufemizëm, duke u cilësuar hapur si një “ditë e zezë për Kombin t’onë”, e cila shënoi çastin kur ushtria italiane “sulmuen popullin Shqyptar dhe okupuen token t’onë”.
Pesë vjetë robnië (shenjë zije) 7.Prill.1939.-
MINISTRIJA E PUNVE TË MBRENDSHME
POPULL SHQYPTAR,
Sod mbushen plot pesë vjetë që ushtrija Italiane sulmuen popu=
llin Shqyptar dhe okupuen token t’onë. Diten 7 Prill 1939 duhet t’a kuj=
tojmë si ditë të zezë për Kombin t’onë: n’atë ditë na humben lirin. Koha e
kalueme në sundimin e huej na banë me e çmue edhe ma tepër lirin. Vuejtjet
e kalueme dhe sakrificat e bame duhet të jenë mësim për t’ardhmen, dhe duhet
të na forcojnë përherë ma tepër në vendimin e prem e në vullnetin e pa
përkulshem se as kuejt nuk do t’i shtrohena.
Lirija e nji Kombi mbështetet në vullnetin e çeliktë edhe
dashunin e pa kufi për vendin e vetë.-
Na, trashigimtarët të denjë të gjyshave t’onë qi na lanë shenjat
patriotizmit, duhet të jena gadi në ç’do orë me u flijue për vendin t’onë
e për lirin e popullit t’onë.-
Në ket ditë duhet të kujtojmë deshmoret e atmes që gjatë shekuj=
vet u flijuen për krijimin e Shqypnis të pa mvarun e në mëndyrët të veçant
të kujtojmë me plotë mirë-njohtje ata që dhanë jetën ditën e 7 Prillit 939.-
Përkujtimi i kësaj dite, bje në nji kohë kur të tanë bota asht
përleshë në konfliktin ma të rreptë që ka njoftë Historija. Me gjithë se na
nuk marrim pjesë as për njenën e as për tjetrën anë, por prapë jema tue ndie
pasojat e të mrrshme të këtij konflikti. Për këtë arrësye edhe na ndodhemi
përpara shumë problemeve që duhet të zgjidhen. Mënyra ma e mirë për nji zgji
dhje të favorshme të këtyne problemave asht:
1. Të kemi kuptim për gjendjen e krijueme dhe ndërgjegje se
Atdheu asht tue kalue ditë të vështira.-
2. Të bashkohemi në nji vëllaznim të përzemërt.-
3. T’i përvishemi punës me zell.
Kujtimi i kësaj date duhet të shtyej ç’do Shqiptar
të mirë me krye detyren e tij si nenshtetas i bindun. Kësajë
date të zezë për historinë e popullit Shqiptarë duhet t’i për-
gjegjemi jo me demostrata e manifestime, por tue çmue e vlerësue
të mirat qi duhet t’i vijnë këtij popullit, qi aq shum ka vuejt,
nga drita e lirisë së rifitueme, qi kështu vuejtjet e tija të
jenë mësim per ruejtjen e lirisë.-
Vetëm me veprimtari të pa prerë në të mirën e vendit
na do të mundena të ngrehim popullin t’onë në nji shkallë qytet-
nimi të denjë për historinë e tij.
Tue qenë i frymëzuem nga këto ndjenja dhe tue dasht
me e pa popullin shqiptar të dishiplinuem per të mirën e tij:
U R DH N O J M Ë
Neni I.
Të gjitha Zyrat Qeveritare do të ngrehin flamurin
në gjysë shtizë per kujtim të deshmorëve të ranë fli për atdhe.
Neni II.
Asht i ndaluem ç’do manifestim ose demostratë i
kryem prej kujdo qoftë.
Neni III
Asht e ndaluem gjatë ditës 7 Prill 1944 shitja e
ç’do pije alkoolike nder pijetore.
Neni IV.
Kush nuk i bindet kësajë urdhurese do të dënohet
rrebtësisht.-
Neni V.
Organet e Sigurimit Publik janë ngarkue me zbatimin
e ksa jë urdhurese.-
Tiranë, më 7 Prill 1944.
MINISTRI I P. TË MBRENDSHME :
(Xhafer Deva)
N°- 00120. Res.-
6.Prill.1944.-
Mbi shenjen e zisë të datës 7.Prill.1939.-
Drejtorisë Policiës
T i r a n
Për njoftim e veprim këtu ngjitun ju dërgohet kopja
e nji urdhurese që ka lëshue Ministrija e Punve të Mbrendshme
Drejtor’i Përgjithshem i Policiës
(Tahir Kolgjini)
/marrë nga facebook autorit