Nga Erl Kodra
Nuk e dëgjoj podkastin e Ramës se më del boll gjithandej. Por sot nuk munda të rezistoj kur lajmet u hapën me Ramën:
“Një tjetër shqetësim është edhe bullizmi në facebook. Kam parë se si një këngëtar si Ylli Limani, e kanë masakruar me sharje e kërcënime për të anuluar koncertin sepse njerëzit do të fokusohen me protesta. Dhe kjo po ndodh me shumë njerëz që kanë një opinion tjetër. Ka një komponte fashiste, një frymë fashiste dhe fryma fashiste nuk ka nevojë për uniforma e armë…”, tha ai.
Ai flet për bullizim, por harron se ai vet është njeriu që bullizon live të gjithë shqiptarët, disa herë në ditë. Ai të përqesh, të fyen, të sha hapur; gazetarë, nënpunës të shtetit, gjykatës, prokurorë, shoqëri civile, popull të thjeshtë, emigrantë, pensionistë, deputet, ministra. Dhe të gjitha i bën nga lartësia kryeministrore. Spërdredhjet e tij duke imituar vajzat e ekranit janë një neveri më vete.
Ky pleh nuk njeh kufi moral.
Pastaj flet për frymë fashiste në protestën më demokratike dhe qytetare që ka parë Shqipëria prej 36 vitesh. Një protestë që u dha shqiptarëve një hirë qytetarie në shkallë botërore. Imagjinoni pak – të gjitha veprat e Ramës janë të lidhura me krimin dhe drogën, përfshirë edhe Zvërnecin. Të gjithë bashkëpunëtorët e Ramës janë në burg ose të përndjekur nga SPAK. Dhe vet Rama është i ka prangat gati sapo të zbresë nga karrigia e kryeministrit.
Burime të sigurta tregojnë se dosja e Ramës është në fakt më e zezë se dosjet e çdo krimineli që është hetuar ndonjëherë në Shqipëri.







