Një grup Deputetësh, kanë depozituar një kërkesë për interpelancë urgjente me Ministren e Shendetësisë dhe Mirëqenies Sociale, duke ngritur shqetësime për gjendjen reale të sistemit shendetësor publik.
Në fokus janë infrastruktura dixhitale primitive (mungesa e karteles elektronike mjekesore dhe sistemit PACS), mungesa e sherbimeve te specializuara kardiake (TAVI, elektrofiziologji, ECMO), si dhe mungesa periodike e barnave jetësore të emergjencës.
Deputeti Kliti Hoti ka denoncuar centralizimin ekstrem që detyron pacientët kronikë nga Shkodra dhe qarqet e tjera të udhëtojnë në Tiranë edhe për receta dhe autorizime rutinë.







