Ballina Sport Duel me dy tablo! Franca dhuron “show” në pjesën e dytë, “gjelat”...

Duel me dy tablo! Franca dhuron “show” në pjesën e dytë, “gjelat” mundin me 3 gola Senegalin

100
0

Franca mposhti Senegalin me shifrat 3 me 1 në një duel që rezultoi me 2 tablo. Një pjesë e parë e përgjumur dhe një fragment i dytë loje tepër emocionues, me 4 golat që u shënuan pikërisht në pjesën e dytë.

Ishte Mbape i cili në minutën e 66-të hapi serinë e golave, ndërkohë që Barkola dyfishoi shifrat në minutën e 82-të. Senegali provoi të rihapte sfidën me Mbaje në minutën e 90+5, por shpresat u shuan shumë shpejt, me Kilian Mbape që rrëmbeu skenën duke realizuar një supergol në minutën 90+6’.