Ballina Politika Përplasja me ministrin Malaj në Kuvend, Etika përjashton 30 ditë Agron Shehaj

Përplasja me ministrin Malaj në Kuvend, Etika përjashton 30 ditë Agron Shehaj

72
0

Pas kërkesës së Taulant Ballës dhe një grupi deputetësh socialistë për përjashtimin e kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, nga Kuvendi, Sekretariati i Etikës, i drejtuar nga Ulsi Manja, vendosi 30 ditë përjashtim nga punimet e Kuvendit.

Vendimi vjen pas përplasjeve në seancën e kaluar plenare, ku ministri i Financave, Petrit Malaj, i përmendi Shehajt kompanitë e tij private, duke i thënë: “Tani do merremi ne me ty”.

Kjo solli reagimin e Shehajt, i cili iu përgjigj nga foltorja: “Po nëse më kërcënon mua këtu në Kuvend, çfarë i bën një qytetari të thjeshtë që del në protestë ti, mor maskara?”.

Ky është përjashtimi i dytë me 30 ditë që mazhoranca i jep Shehajt gjatë vitit 2026. Herën e parë, Shehaj u përjashtua pasi shfaqi në Kuvend pamje të dhunës policore ndaj banorëve të Rrjollit, duke akuzuar mazhorancën se po i shiste dhe po i censuronte ata.