Ballina Aktualitet “Rama ik!” mbi gola e brohoritje/ Turma masive e protestuesve mësyn në...

“Rama ik!” mbi gola e brohoritje/ Turma masive e protestuesve mësyn në ‘Fan Zone’ në Sheshin ‘Skënderbej’, thirrjet për dorëheqje mbytin atmosferën e Botërorit

54
0

Një skenë e paimagjinueshme po ndodh në këto momente në Sheshin “Skënderbej”.

Masa e pafundme e protestuesve, pasi përshkoi Bulevardin, ka ndryshuar drejtim duke mësyrë masivisht brenda hapësirës së madhe të “Fan Zone”, të ngritur për ndeshjet e Kampionatit Botëror.

Në vend që të ndaleshin nga ethet e futbollit, mijëra qytetarët e revoltuar kanë marrë nën “kontroll” sheshin, duke krijuar një gërshetim mes tifozerisë dhe revoltës popullore.

Thirrjet e fuqishme “Rama ik!” dhe “Rama jep dorëheqje!” po oshtijnë aq fort, sa kanë mbytur plotësisht zërin e altoparlantëve dhe atmosferën e ndeshjes që po transmetohej në ekranet gjigante.