Ballina Aktualitet Banorët e fshatit Kryezjarr në protestë për dëmtimin e rrugës nga mjetet...

Banorët e fshatit Kryezjarr në protestë për dëmtimin e rrugës nga mjetet e rënda, i pranishëm edhe kryebashkiaku

73
0

Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja ju bashkua shqetësimit të banorëve të fshatit Kryezjarr, teksa këta të fundit protestuan për dëmtimin e rrugës nga mjetet e rënda të cilat po punojnë për ndërtimin e nënstacionit elektrik.

Së bashku me një përfaqësi të banorëve, Llatja zhvilloi një takim me drejtuesit e kompanisë prej të cilëve mori garancinë që menjëherë pas përfundimit të punimeve nga makineritë e rënda, do të nisë rehabilitimi i rrugës dhe kthimi i saj në gjendjen e mëparshme.

Po ashtu, Llatja tha se nën monitorim nga kompania dhe inxhinierët e bashkisë do të jenë edhe urat për çdo dëmtim të mundshëm.

Sipas kryetarit të bashkisë, çdo investim që sjell përmirësim të jetës së banorëve, siç është nënstacioni elektrik, është i mirëpritur, por pa dëmtuar investimet e mëparshme, po ashtu të domosdoshme.