Ballina Sport Como merr ofertën 50 milionë euro për yllin e ri kroat

Como merr ofertën 50 milionë euro për yllin e ri kroat

75
0

Martin Baturina debutoi me gol për Kroacinë, në ndeshjen e tij të parë në Botëror, në humbjen 4-2 mbrëmë ndaj Anglisë.

Mesfushori me tipare sulmuese vjen nga një super sezon me Como-n, ku kontriboi me 8 gola dhe 4 asiste.

Forma e mirë e 22-vjeçarit kroat ka zgjuar interesin e shumë klubeve të mëdha. Mediet italiane zbulojnë së fundmi se Como ka refuzuar një ofertë prej 50 milionë eurosh të ardhur nga Aston Villa për Baturina-n.

Duke qenë se kroati është një nga elementët kyç në sistemin e ndërtuar nga Cesc Fabregas, Como ka refuzuar direkt ofertën e klubit anglez. Duke qenë se vlera e kroatit do të rritet ndjeshëm pas Botërorit, oferta e Aston Villa-s është konsideruar e papërshtatshme nga klubi i Serie A.