Ballina Sport Holanda me ‘5 yje’ ndaj Suedisë

Holanda me ‘5 yje’ ndaj Suedisë

66
0

Holanda ka dhuruar një nga paraqitjet më bindëse të Botërorit 2026, duke mposhtur Suedinë me rezultatin e thellë 5-1 në ndeshjen e dytë të grupit.

“Tulipanët” e nisën vrullshëm takimin dhe kaluan në avantazh që në minutën e 5-të me Brian Brobbey, i cili shfrytëzoi një asist të Cody Gakpos.

I njëjti lojtar realizoi edhe golin e dytë në minutën e 17-të pas një pasimi të Denzel Dumfries, duke i dhënë Holandës kontroll të plotë të ndeshjes.

Suedia tentoi të reagonte dhe madje gjeti rrugën e rrjetës në fundin e pjesës së parë, por goli i Gustaf Lagerbielke u anulua për pozicion jashtë loje pas ndërhyrjes së VAR-it.

Në pjesën e dytë, Holanda ishte edhe më dominuese. Cody Gakpo shënoi dy herë brenda shtatë minutash, fillimisht në minutën e 47-të pas një asistimi të Dumfries dhe më pas në të 54-tën me një goditje spektakolare nga distanca për rezultatin 4-0.

Suedia ngushtoi diferencën në minutën e 59-të me Anthony Elanga, i cili u shërbye nga Alexander Isak, por shpresat për një rikthim zgjatën pak.

Në minutën e 89-të, Crysencio Summerville vulosi triumfin e holandezëve me golin e pestë, pas asistimit të Memphis Depay.

Me këtë fitore të thellë, Holanda konfirmon statusin e një prej pretendentëve kryesorë në Botërorin 2026, ndërsa Suedia mbetet me shumë pikëpyetje pas një mbrëmjeje për t’u harruar.