Ballina Aktualitet Çahet argjinatura e kanalit në liqenin e Thanës, mijëra fermerë përballen me...

Çahet argjinatura e kanalit në liqenin e Thanës, mijëra fermerë përballen me probleme, ndërpritet furnizimi me ujë

59
0

Një avari serioze ka lënë pa ujë vaditës mijëra fermerë në qarkun e Fierit. Mbrëmjen e djeshme, është regjistruar një çarje e argjinaturës së kanalit shkarkues në liqenin e Thanës, duke bërë që procesi i ujitjes të ndërpritet menjëherë për një sipërfaqe masive prej rreth 32,400 hektarësh.

​Dëmtimi ka ndodhur pranë pikës së njohur si shkarkuesi katastrofik i liqenit. Për shkak të rëndësisë jetike që ky kanal ka për bujqësinë e zonës, Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit ka reaguar me shpejtësi duke zbritur në terren që në orët e para për të nisur punën për riparimin e avarisë.

Sa do të zgjasë ndërprerja?

​Sipas inxhinierit Ferdinant Dervishi, i cili sqaroi situatën dhe shkallën e dëmtimit të argjinaturës, procesi i rregullimit të plotë pritet të kërkojë pak kohë për shkak të volumit të punës.

​”Ndërhyrja ka nisur menjëherë, por nisur nga niveli i dëmtimit, procesi i riparimit dhe rikthimit të kanalit në funksion të plotë mund të zgjasë deri në 3 ditë”, u shpreh ing. Dervishi.

​Deri në riparimin e plotë të kësaj çarjeje, furnizimi me ujë për mijëra fermerë të qarkut Fier do të mbetet i bllokuar, duke vendosur në gatishmëri strukturat vendore për të përshpejtuar punimet në mënyrë që të minimizohen dëmet në kulturat bujqësore.