Ballina Lifestyle Duke Nicholson i jep fund beqarisë, Devon Lee Carlson zbulon unazën e...

Duke Nicholson i jep fund beqarisë, Devon Lee Carlson zbulon unazën e fejesës

65
0

Dashuria po kurorëzohet me martesë për aktorin Duke Nicholson dhe influenceren e njohur Devon Lee Carlson.

Carlson zbuloi lajmin e fejesës përmes një postimi në Instagram, ku shfaqi unazën e saj të fejesës. Krahas fotografive, ajo vendosi një zemër të bardhë dhe tre pikëçuditëse të bardha, duke konfirmuar kështu hapin e ri në lidhjen e çiftit.

Njoftimi u prit me entuziazëm nga miqtë e tyre të famshëm. Frances Bean Cobain komentoi: “Congratulations!!”, ndërsa Emily Ratajkowski shkroi: “CRYING THROWING UP LOVE TO SEE”. Edhe Kendall Jenner dhe Dua Lipa reaguan me zemra në postim.

Duke Nicholson vjen nga një familje e njohur e Hollivudit. Ai është djali i Jennifer Nicholson dhe surfistit Mark Norfleet, ndërsa Jennifer është vajza e legjendës së kinemasë Jack Nicholson dhe ish-bashkëshortes së tij, Sandra Knight.

Çifti nuk ka bërë ende të ditur datën e dasmës, por lajmi i fejesës ka tërhequr vëmendjen e madhe të fansave dhe mediave rozë.