Ballina Sport Messi i afrohet rekordit historik në Botërorin 2026

Messi i afrohet rekordit historik në Botërorin 2026

61
0

Pas tripletës në ndeshjen e parë të Kupës së Botës 2026 ndaj Algjerisë, kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, ka bërë një hap të madh drejt rekordit historik të golashënuesit më të mirë në historinë e turneut.

Me golat e shënuar, Messi ka arritur kuotën prej 16 golash në Kupën e Botës, duke barazuar legjendën gjermane Miroslav Klose, i cili prej vitesh mbante rekordin në garën e meshkujve.

Tani, për t’u bërë golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit si në konkurrencën e meshkujve ashtu edhe në atë të femrave, Messit i nevojiten edhe dy gola të tjerë.

Rekordi absolut aktual i përket brazilianes Marta Vieira da Silva, e cila ka shënuar 17 gola në Kupat e Botës dhe e ka mbajtur këtë rekord për vite me radhë.

Messi, i cili vazhdon të shkëlqejë edhe në këtë fazë të karrierës së tij, tashmë është shumë pranë një tjetër arritjeje historike në skenën më të madhe të futbollit botëror.