Ballina Politika “Si thoshin derrat e kënaqur…”/ Kërkesat e protestuesve, Rama përgjigjet: Dy fitimtarë...

“Si thoshin derrat e kënaqur…”/ Kërkesat e protestuesve, Rama përgjigjet: Dy fitimtarë do të dalin nga kjo protestë

201
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas kërkesave të bëra nga protestuesit këtë të hënë.

Me anë të një postimi, Rama thekson se tashmë është e qartë se pas kësaj proteste qëndron Irani.

Ndërsa shton se, kur protestës t’i bien “puplat”, dy gjëra do të dalin fitimtare: Partia Socialiste do të bëhet më e fortë dhe qeverisja do të përmirësohet ndjeshëm.

Postimi i Ramës:

Si thoshin derrat e kënaqur migjenianë të segmentit ‘intelektual’ të protestës, nuk ka lidhje Irani ëëë…?¿

Mos harroni çfarë ju kam thënë që në fillim: Dy fitimtarë do të dalin kur kësaj proteste t’i bien të gjitha puplat fallco të flamingove: Partia Socialiste, që do të bëhet më e fortë, dhe qeverisja jonë, që do të përmirësohet shumë ndjeshëm.