Ballina Politika Taulant Balla për protestën: “Skenari u zbardh, Goxhaj ‘zëdhënës’ i Iranit në...

Taulant Balla për protestën: “Skenari u zbardh, Goxhaj ‘zëdhënës’ i Iranit në Shqipëri”

81
0

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar për protestën e zhvilluar para Kryeministrisë, duke vënë në fokus Dritan Goxhajn, personin që lexoi kërkesat e protestuesve. Sipas Ballës, Goxhaj është “zëdhënësi” i Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri.

“Sot skenari u zbardh plotësisht! Deklaratën me kërkesa në emër të protestuesve e mbajti “zëdhënësi” i Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri. Personi quhet Dritan Goxhaj, i cili në media dhe rrjete sociale ka dalë prej kohësh në mbrojtje të regjimit terrorist iranian, duke sulmuar SHBA, Izraelin por edhe Shqipërinë. E paimagjinueshme se si një ish-pjesëmarrës në UÇK sot bën avokatin e regjimit terrorist të Iranit kundër aleatit tonë SHBA, pa të cilët Kosova nuk do të ishte çliruar kurrë.” – tha Balla

Balla thotë se të vërtetat e protestës po zbulohen dita ditës.

“Tani “patriotët” edhe ditëzinjtë ta gëzojnë vulën e turpit! Avash avash, të gjitha po dalin! Dhe flamingot do habiten me veten e tyre si ranë me kokë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme?”- përfundon reagimin Balla.