Ballina Lifestyle Konflikti Beckham vazhdon: Postimet për Ditën e Babait shkaktojnë zemërim

Konflikti Beckham vazhdon: Postimet për Ditën e Babait shkaktojnë zemërim

73
0

Brooklyn Beckham raportohet se është shumë i pakënaqur me prindërit e tij, David Beckham dhe Victoria Beckham, pasi këta të fundit e përfshinë në postimet e tyre për Ditën e Babait në Instagram, pavarësisht një konflikti familjar që vazhdon prej kohësh bën të ditur Page Six.

Sipas mediave britanike, të dy prindërit publikuan foto nostalgjike familjare, duke përfshirë edhe Brooklyn-in së bashku me vëllezërit dhe motrën e tij, si një përpjekje për të dhënë një mesazh paqeje. Victoria Beckham e quajti bashkëshortin e saj “babain më të mirë”, ndërsa David Beckham falënderoi familjen në një postim emocional për Ditën e Babait.

Megjithatë, burime pranë familjes pretendojnë se Brooklyn është “i tërbuar” nga ky veprim, pasi më herët ka kërkuar që të mos përfshihet apo etiketohet në postime publike. Ai thuhet se e konsideron këtë si një rihapje të konfliktit familjar dhe dëshiron të ruajë distancë nga situata.

Brooklyn Beckham është djali i madh i çiftit ikonik David Beckham dhe Victoria Beckham, dhe është rritur në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të famës globale të familjes së tij. Ai ka ndërtuar karrierën e tij si model dhe fotograf, duke u përfshirë në projekte të ndryshme në fushën e modës dhe mediave vizuale.

Gjatë viteve, emri i tij ka qenë shpesh pjesë e diskutimeve në media në raport me marrëdhëniet familjare dhe mënyrën se si ai ka zgjedhur të menaxhojë jetën e tij private larg vëmendjes publike.

Pavarësisht kësaj, ai vazhdon të jetë një figurë e ndjekur në rrjetet sociale dhe në industrinë e argëtimit edhe për shkak të konfliktit familjar me prindërit e tij, konflikt i cili lidhet kryesisht me marrëdhëniet e tij personale dhe mënyrën e menaxhimit të jetës private.

Tensionet brenda familjes Beckham kanë tërhequr vëmendje të madhe mediatike, duke e bërë marrëdhënien e tyre një nga temat më të diskutuara në shtypin rozë.