Ballina Europë Krim brenda familjes/ Burri vret bashkëshorten, dhe djalin me armë gjahu

Krim brenda familjes/ Burri vret bashkëshorten, dhe djalin me armë gjahu

84
0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e së mërkurës në Pieve di Camaiore, në provincën e Luccas, Itali. Sipas informacioneve të para, një 63-vjeçar ka qëlluar me armë gjahu ndaj bashkëshortes së tij 52-vjeçare dhe djalit 24-vjeçar brenda banesës së familjes.

Alarmin e kanë dhënë fqinjët, të cilët kanë njoftuar menjëherë autoritetet. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të karabinierëve dhe policisë, të cilat kanë ndaluar autorin e dyshuar. Sipas raportimeve, ai ndodhet ende në banesë nën kontrollin e autoriteteve.

Banorët e zonës kanë treguar se në familje kishte pasur mosmarrëveshje dhe tensione, por asgjë që të linte të kuptohej një përfundim kaq tragjik.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe ekipet e emergjencës mjekësore 118, si dhe helikopteri i shpëtimit. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk ka qenë e mundur të shpëtohen dy viktimat. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.