Vijojnë prej 27 ditësh protestat masive ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e pa negociueshme të kryeministrit Edi Rama.
“Rama e ka në inkoshientin e tij ziline për të pasur ai një forcë diktatoriale, si ajo e Enver Hoxhës.
Por a mund ta arrijë dot?
Kjo është e pamundur, sepse Rama nuk e ka në favor kohën aktuale, në një kohë kur Enver Hoxha, kohën ́ e tijj, nuk e kishte të fituar ́nga votat, por nga gryka e pushkës”, shkruan Ngjela.
Postimi i plotë:
U kthye Enver Hoxha në Shqipëri.
Rama dje na tha për protestën kundër tij se ajo ishte organizuar nga agjenturat e huaja antishqiptare.
Njélloj si Ener Hoxha, sepse edhe ai, çdo lëvizje shoqërore që vepronte kundër tij, e quante si të organizuar nga agjenturat e huaja.
Po imitônhet Enver Hoxhën nga Edi Rama, në shumë aspekte :
Rama ecën si Enver Hoxha, kërkon të argumentojë me stilin e tij, se po kerkon që të kete edhe Rama forcën e tij.
Dhe, a e dini pse?
Sepse Rama e ka në inkoshientin e tij ziline për të pasur ai një forcë diktatoriale, si ajo e Enver Hoxhës.
Por a mund ta arrijë dot?
Kjo është e pamundur, sepse Rama nuk e ka në favor kohën aktuale, në një kohë kur Enver Hoxha, kohën ́ e tijj, nuk e kishte të fituar ́nga votat, por nga gryka e pushkës.
Por, a mund të kërkohet të arrihet forca e diktatorit pa qenë bërë me parë vetë shteti një diktaturë partiake e organizuar?!
Jo, sigurisht që nuk mund të kërkohet.
Por ja, Rama, pikërisht për këtë kërkesë që po kerkon, kuptohet se ai është në lajthim, dhe, lajthim, në gjuhën shqipe do të thotë: një gabim i kryer pa dashje, i cili të jep forcë për të besuar në një kërkesë, e cila nuk mund të realizohet.
Spartak Ngjela
Tiranë më:
26 qershor 2026







