Ballina Politika Shqipëria në valë protestash, Blendi Gonxhja karshillëk me koncertin e Kanye West

Shqipëria në valë protestash, Blendi Gonxhja karshillëk me koncertin e Kanye West

79
0

Në një kohë kur prej 26 ditësh qytetarët protestojnë në rrugë duke kërkuar largimin e qeverisë, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, vijon të jetë i fokusuar te promovimi i koncertit të Kanye West në Tiranë.

Në një postim në Facebook, Gonxhja njofton se kanë mbetur edhe 15 ditë deri në koncert dhe se numërimi mbrapsht ka nisur. Sipas tij, Eagle Stadium po transformohet dita-ditës për të mirëpritur rreth 60 mijë spektatorë në atë që e cilëson si “spektaklin më të madh muzikor që ka parë ndonjëherë Shqipëria”.

Ai shton se kamionët e parë me tribunat kanë mbërritur dhe se punimet po vijojnë me ritme intensive, duke theksuar se çdo ditë e afron më shumë vendin drejt një “nate historike”. Gonxhja deklaron gjithashtu se më 11 korrik 2026 Tirana dhe Kashari do të kthehen në “epiqendrën europiane të muzikës, showbiz-it dhe kulturës”.

Postimi vjen në kuadër të fushatës së gjerë promovuese për koncertin, për të cilin Gonxhja duke se e ka marrë me më shumë seriozitet se kërkesat e protestusve. Ai ka kërkuar edhe në mbledhjen e grupit parlamentar të PS një angazhim më të madh nga deputetët për promovimin dhe shitjen e biletave, pasi ritmi i shitjeve nuk po përmbush pritshmëritë.

Ndërsa protestat vijojnë dhe qytetarët shprehin shqetësimet e tyre për problemet e përditshme, vëmendja e ministrit duket e përqendruar te organizimi i një eventi muzikor.