Në ditën e 28-të të protestës qytetare, protestuesit kanë paraqitur një propozim për krijimin e një Kuvendi Kombëtar Popullor, i cili do të përbëhet nga përfaqësues të dalë nga vetë lëvizja protestuese.
Sipas njërit prej pjesëmarrësve, është arritur dakordësia fillestare që ky kuvend të ketë jo më pak se 300 anëtarë, të cilët do të dalin në shesh dhe do të përfaqësojnë grupe të ndryshme interesi dhe segmente të protestës.
Pjesëmarrësit kanë theksuar se anëtarët e këtij kuvendi duhet të marrin miratimin e popullit dhe nuk mund të zgjidhen nga vetja apo nga grupe të vogla të interesit.
Deri më tani, sipas të dhënave të bëra publike nga protestuesit, janë identifikuar rreth 500 kandidatë potencialë për t’u bërë pjesë e Kuvendit Kombëtar Popullor.







