Ballina Politika Ina Zhupa denoncon dëmtimin e Grykës së Skoranës: Po shkatërrohet një tjetër...

Ina Zhupa denoncon dëmtimin e Grykës së Skoranës: Po shkatërrohet një tjetër perlë natyrore e Tiranës

73
0

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka reaguar lidhur me gjendjen e Grykës së Skoranës duke akuzuar qeverinë për neglizhencë dhe duke kërkuar hetim për dëmtimin e zonës.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Zhupa bën krahasime dhe pretendon se zona është dëmtuar nga hedhja e inerteve dhe aktiviteti i pakontrolluar i firmave ndërtuese, duke e cilësuar situatën një “krim mjedisor”.

“Edhe Kanioni i Erzenit u masakrua. Qeveria Rama po varros një tjetër perlë natyrore të Tiranës. Kjo video tregon një krim mjedisor që nuk mund të fshihet me propagandë. Gryka e Skoranës, një nga destinacionet më të bukura natyrore të Tiranës, është shkatërruar nga hedhja e inerteve dhe aktiviteti i pakontrolluar i firmave ndërtuese. Aty ku dikur familjet, të rinjtë dhe turistët shijonin natyrën e ujërat e Erzenit, sot ka mbetur vetëm shkatërrim.