Një i paraburgosur ndërroi jetë mëngjesin e sotëm pas shqetësimeve që paraqiti në qeli ku ishte bashkë me të birin.
“Në orët e para të mëngjesit të datës 28.06.2026, në IEVP Shkodër u regjistrua një emergjencë shëndetësore. I paraburgosuri me inicialet Ç. J., i datëlindjes 10.11.1964, i cili ishte i akomoduar në të njëjtën dhomë me të birin, të burgosurin me inicialet D. J., pësoi një përkeqësim të papritur të gjendjes shëndetësore, çfarë bëri të nevojshme ndërhyrjen e menjëhershme të personelit mjekësor.
Personeli shëndetësor i institucionit i ofroi menjëherë ndihmën e parë dhe, për shkak të rëndimit të gjendjes, u vendos transportimi i tij me urgjencë drejt Spitalit të Koplikut”, njoftuan Burgjet.
Më tej sqarojnë se gjatë transportit, si dhe pas mbërritjes në urgjencën spitalore, stafi mjekësor kreu të gjitha procedurat e reanimimit kardiorespirator, por, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, mjekët konstatuan ndarjen e tij nga jeta.







