Ballina Aktualitet Të shtëna me armë në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penal

Të shtëna me armë në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penal

68
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Pogradecit, ku një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri.

Sipas raportimeve paraprake, i plagosur në këmbë ka mbetur Brian Syzo.

Syzo është një emër i njohur për strukturat e rendit, pasi ka precedentë penalë.

Ai është përfshirë më herët në veprimtari të paligjshme, kryesisht në prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike, si dhe në disa konflikte të ndodhura në Pogradec.

Pas ngjarjes, i plagosuri është dërguar në spitalin e Pogradecit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.