Ballina Politika Protestuesit depozituan në SPAK “The Albanian Files” dhe kërkuan hetim, reagon Rama:...

Protestuesit depozituan në SPAK “The Albanian Files” dhe kërkuan hetim, reagon Rama: ‘Libri i Mallkuar’ sapo hyri në…

54
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi qytetarë dhe aktivistë dorëzuan këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) librin “The Albanian Files”, duke kërkuar nisjen e hetimeve dhe duke e cilësuar atë si “armën e krimit” të kreut të qeverisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ironizoi veprimin e protestuesve, duke e quajtur librin “Libri i Mallkuar”.

edi rama libri roz

“LIBRI I MALLKUAR së shpejti në ‘Adrion’, pasi sapo hyri sot në histori si i pari libër, që trajtohet si provë krimi 80 vjet pas rënies së nazizmit dhe 35 vjet pas rënies së komunizmit”, shkruan Rama.