Ballina Ekonomia Shqiptarët heqin dorë nga pagesat online në maj, rënie e ndjeshme e...

Shqiptarët heqin dorë nga pagesat online në maj, rënie e ndjeshme e “home banking”

51
0

Rruga drejt zvogëlimit të pagesave me para në dorë nuk është e thjeshtë dhe këtë e tregojnë edhe shifrat herë në ulje e herë në ngritje të transaksioneve që realizohen në aplikacionet ose faqet e internetit të bankave.

Sipas të dhënave më të fundit nga Banka e Shqipërisë, numri i transaksioneve ka pësuar rënie të ndjeshme në muajin Maj, ku janë kryer rreth 4% më pak veprime bankare nga shtëpia krahasuar me muajin Prill 2026.

Nga ana tjetër, ka pasur një rënie të lehtë me 4% të shumës së pagesave apo transfertave të realizuara me “home banking’. Kjo nënkupton se një numër më i vogël pagesash apo transfertash përmes internetit është përkthyer gjithashtu edhe në shuma më të vogla gjatë majit.

Megjithatë, nëse bëjmë një krahasim me periudhwn Janar-Maj 2025, ku numri i veprimeve bankare ishte 4.3 milionë, në po tw njwjtwn periudhw tw 2026-ws, kapi një shifër prej 5.3 milionë.

Shërbimet e ofruara përmes ‘home banking’ ndryshojnë sipas bankave. Megjithatë, shumica e tyre ofrojnë nivel bazë të shërbimeve online. Ato mund të ndahen në dy kategori kryesore, funksione transaksionale dhe jo-transaksionale. Funksionet transaksionale përfshijnë pagesën e kartës së kreditit apo shlyerjen e kësteve të kredisë, transferta midis llogarive personale, transferta në çdo llogari, në çdo bankë brenda dhe jashtë Shqipërisë, pagesat e faturave të telefonit, OSHEE dhe UKT etj.

Ndërkohë, funksionet jo-transaksionale përfshijnë kontrollin e balancës dhe lëvizjet e llogarisë, urdhërpagesat periodike, gjendjen e kartave të debitit dhe kreditit, kreditë konsumatore dhe ato për shtëpi (pra mbetjet që duhen paguar, datat e pagesave, shuma e kësteve), detajet e depozitës tuaj me afat ose hapja e një depozite të re.