Gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, një protestues mbajti një fjalim duke kërkuar dorëheqjen e tij dhe llogaridhënie politike.
Sipas tij, kryeministri po shmang dorëheqjen për shkak të pasojave të mundshme ligjore, duke pretenduar se largimi nga detyra mund të shoqërohej me ndjekje penale.
“Rama ka frikë të japë dorëheqjen, pasi nëse jep dorëheqjen sot shkon në burg. Rama po kërkon mëshirë, po i kërkon OKB-së të marrë një post që të ketë imunitet dhe të mos arrestohet,” u shpreh protestuesi.
Ai shtoi se kryeministri duhet të largohet dhe të përballet me përgjegjësitë për qeverisjen e vendit.
“Rama duhet të japë dorëheqjen dhe të japë llogari për atë që i ka bërë popullit shqiptar,” deklaroi ai.







