Ish-drejtuesi i Policisë, Mit’hat Havari në një intervistë për News 24, në programin e drekës, përballë Ola Brukos deklaroi se kryeministri Edi Rama duhet të merret nën hetim ashtu si Belinda Balluku. Havari tha se Rama tashmë është i diskredituar në sy të botës së qytetëruar. Sa i përket ndërhyrjes në ligjin 21/2024 ai tha se BKH do të marrë në pyetje të gjthë nëpunësit që kanë bërë ndryshimet po ashtu edhe presidentin, pasi ndërhyrjet duhet të bëhen me ekspertë dhe kanë kryer një akt kriminal jo vetëm mjedisor.
“Kush ka shpërdoruar detyrën duhet të dënohet. Nëse SPAK është marrë me këtë zv.kryeministren e ka hetuar për çfarë ka bërë, mos harroni se nën hetim janë dhe persona te tjerë. Rama si gangster tha ta harroni celularin tim, por do të vijë dita ta dorëzojë. Mezi priti të thyheshin disa xhama, por le të kujtojmë 21 janarin ku e majta shkaktoi shumë dëme për të rrëzuar Berishën nga pushteti, po ashtu çadrat e tij në Bulevard, por nuk e rrëzuan dot.
Rama e ka humbur betejën, është i diskredituar në sy të botës së qytetëruar.
Për një kohë të shkurtër ka bërë ndërhyrje në ligjin për zonat e mbrojtura, për arsye djallëzore. BKH do të marrë në pyetje nëpunësit që kanë bërë këtë akt, përfshihet edhe presidenti që i ka pranuar, duhet të merrte ekspertë. Ky ka bërë akt kriminal dhe jo vetëm mjedisor, nuk pyet popullin e ka bërë vendin si plaçkën e vet. Çdo ditë që kalon ai vdes çdo ditë nga pak, edhe nga portreti është bërë Ajatollah”, tha Havari.







