Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar me një postim në faqen e tij në facebook ku ka shpjeguar edhe kërkesën e tij drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes ku kërkon shpjegime për armatimin që qenka prodhuar në Shqipëri e që sipas ministrit të Mbrojtjes Ermal Nufi qenka në përdorim sot “diku në konflikte”.
Këlliçi jep detajet e kërkesë së tij dhe denoncon heshtjen e institucioneve për këtë skandal të madh ku është i përfshirë miku i Ramës, Ron Yeffet. “Ermal, heshtja nuk të shpëton nga përgjegjësia ligjore!
Kur zgjedh t’i shërbesh pushtetit të Edi Ramës në dëm të interesit publik, kujtoje rregullin e vjetër të politikës se ai që pranon të bëhet ushtari i mbretit për të mbuluar zullumet e tij, nuk arrin dot deri në fund të lojës”.
“Në shah, mbreti mbrohet gjer në fund, ushtarët sakrifikohen pa mëshirë. Për më shumë, pyet shefe Belën!”.
Mesazhi:
Në interpelancën parlamentare të datës 23 prill, Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, deklaroi:
“Së fundmi kemi dhe shoqërinë AAT, Advanced Arms Technology, e cila prodhon armë dhe këto armë, siç e thashë edhe njëherë, janë sot në përdorim në konflikte diku, jo patenta fiktive.”
Pra ministri Nufi informoi Kuvendin se kompania e mikut të Edi Ramës, Ron Yeffet, “Advanced Arms Technology”, ku ortak me 20% është dhe KAYO, jo vetëm që ka prodhuar armatim, por se ky armatim është eksportuar dhe përdoret aktualisht në zona konflikti!
Për këtë arsye, menjëherë pas deklaratës, më 28 prill 2026 i drejtova Ministrisë së Mbrojtjes një kërkesë për informacion.
Ligji për të drejtën e informimit është i qartë: institucioni publik ka detyrimin të përgjigjet brenda afatit ligjor prej 15 ditësh. Kanë kaluar më shumë se 60 ditë dhe deri më sot, nuk kam marrë ende asnjë përgjigje.
Prandaj sot po bëj publike disa nga pyetjet që pres ende të marrin përgjigje nga Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi:
1. Në interpelancën parlamentare deklaruat se: “Advanced Arms Technology e cila prodhon armë dhe këto armë, siç e thashë edhe njëherë janë në përdorim sot në konflikte diku, jo patenta fiktive”. Pra ju keni informuar Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë se shoqëria AAT ka prodhuar armatim dhe municione dhe madje ka lidhur edhe kontrata me vënde të tjera, duke i eksportuar aty ku ka konflikte SOT? A e konfirmoni edhe sot këtë deklaratë dhënë në seancë parlamentare?
2. Çfarë sasie armatimi dhe municionesh është prodhuar nga kjo shoqëri?
3. Në cilën fabrikë janë prodhuar këto armë dhe ku gjendet?
4. Kur është realizuar eksporti i parë dhe cili ka qenë destinacioni i tij?
Ermal, heshtja nuk të shpëton nga përgjegjësia ligjore!
Kur zgjedh t’i shërbesh pushtetit të Edi Ramës në dëm të interesit publik, kujtoje rregullin e vjetër të politikës se ai që pranon të bëhet ushtari i mbretit për të mbuluar zullumet e tij, nuk arrin dot deri në fund të lojës.
Në shah, mbreti mbrohet gjer në fund, ushtarët sakrifikohen pa mëshirë. Për më shumë, pyet shefe Belën!







