Ballina Aktualitet “Edi Rama fëmijën e vet e kuron jashtë vendit, fëmijët tanë këtu...

“Edi Rama fëmijën e vet e kuron jashtë vendit, fëmijët tanë këtu nuk kanë kushte”/ Qytetarja: T’i largojmë nga pushteti

61
0

Bashkëshortja e Altin Hilës, i është bashkuar protestës së 39 kundër kryeministrit në Tiranë. Ajo ka ngritur shqetësimin për mungesën e kushteve në spitale, ndërsa tregoi vështirësitë dhe peripectë që duhet të kalojë me fëmijën e paralizuar.

“I bëj thirrje të gjithë bizneseve t’i mbyllin dhe të dalin këtu në shesh të largojmë këto sa më parë. Të gjithë politikanët, nuk i përgjigjen popullit të tyre i përbuzin qytetarët. Edi Rama fëmijën e vet e kuron jashtë vendin, fëmijët tanë thonë mbajeni në Shqipëri se ka kushte, por këtu nuk ka kushte”, tha ajo.

Gjithashtu një tjetër protestues ka bërë thirrje që çdo politikan, çdo zyrtar që ka vjedhur nga paratë e popullit t’i sekuestrohet pasuria. “Çdo zyrtar që ka vjedhur nga paratë e popullit t’u sekuestrohet pasuria…”