Ballina Lifestyle Charli XCX rrëmben vëmendjen me paraqitjen e saj pas promovimit të albumit...

Charli XCX rrëmben vëmendjen me paraqitjen e saj pas promovimit të albumit të ri

13
0

Charli XCX tërhoqi vëmendjen teksa u largua nga festa dëgjimore e albumit të saj në Teatrin Metrograph në New York, të enjten.

Këngëtarja 33-vjeçare ndodhet në qytet për të promovuar albumin e saj të shtatë në studio, shumë të pritur, “Music, Fashion, Film”.

Pas përfundimit të aktivitetit, Charli u shfaq me një pamje mbresëlënëse, e veshur me një bluzë të tejdukshme prej dantelle të zezë, e cila linte të dukej reçipeta e saj e zezë, shkruan Daily Mail.

Ajo e kombinoi veshjen me një xhaketë lëkure dhe pantallona kadifeje, të plotësuara me një rrip me zinxhir ngjyrë ari.

Charli i shtoi elegancë paraqitjes me këpucë të zeza me majë dhe taka të larta, ndërsa dukej në humor të shkëlqyer teksa u drejtua për në lagjen East Village.

Paraqitja e saj në “Big Apple” vjen vetëm pak ditë pasi vendosi të mos marrë pjesë në dasmën e shumëpërfolur të Taylor Swift dhe Travis Kelce.