Ballina Aktualitet DURRES/ Flakët përfshinë një objekt, shoqërohet një person. Banori: Është zjarrvënie e...

DURRES/ Flakët përfshinë një objekt, shoqërohet një person. Banori: Është zjarrvënie e qëllimshme

106
0

Një objekt është përfshirë nga flakët në bulevardin kryesor në Durrës.

Një banor i zonës ka thënë se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.

“Është objekti më i vjetër në Durrës. Ka qenë i banuar, por e lanë të rrënohej që ta përvetësonin. Ky është truall i fisit Goga, unë jam trashëgimtari. Është hera e dytë që i vënë zjarrin. Jam në proces gjyqësor. Kërkon ta përvetësojë kisha truallin”, tha banori.

Ndërkohë, një person është shoqëruar nga policia për të dhënë deklaratë.